Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth orës 08:50, një automjet me drejtues shtetasin K. V., 66-vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi I. V., 21-vjeç.

Të lidhura

None found

Sipas informacionit paraprak të policisë, të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar më 31.10.2026 12:11

Quantcast