Dronë dhe agjentë civilë në terren, masa të forta sigurie para protestës në Tiranë

Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në ditën e 19-të të protestës së sotme të studentëve në Tiranë, në mbështetje të të cilëve sot është edhe Partia Demokratike.

Siç raporton A2, forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë me pajisje speciale.

Për masat e sigurisë janë angazhuar forcat Shqiponja, FNSH, efektivë të komisariateve të kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e tubimit.

Për monitorimin e protestuesve do të përdoren dronë dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e çdo shkeljeje ligjore.

Protesta e sotme zhvillohet nën zbatimin e aktit të ri normativ për tubimet, i cili parashikon kompetenca shtesë për policinë, si dhe sanksione administrative për shkelësit. Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të shkeljes, përfshirë mosbindjen ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit dhe mbulimin e fytyrës.

Protesta e sotme shënon tubimin e dytë kombëtar të PD-së që prej nisjes së revoltës studentore.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika