Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ishte sot në Vorë, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, ku inspektoi ecurinë e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe rezervuarin e shpërndarjes.
Gjatë fjalës së tij, Balla bëri të ditur se investimi, me vlerë 8 milionë euro, është parashikuar të jetë një nga projektet kryesore të Bashkisë Vorë për vitet 2026-2027.
Projekti synon të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, jo vetëm për qytetin e Vorës, por edhe për fshatrat përreth, theksoi Balla.

