Llapi dhe Prishtina zbulojnë formacionet për derbin e javës së 12-të në Superligë

Llapi dhe Prishtina kanë bërë publike njëmbëdhjetëshet startuese për përballjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Derbi do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të presë skuadrën kryeqytetase nga ora 13:00.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka kaluar një fillim shumë të vështirë të sezonit dhe nuk ka treguar formën e duhur as në ndeshjet e fundit. Për këtë arsye, llapjanët shpresojnë që reagimi i ekipit të nisë pikërisht në këtë duel.

Prishtina e Orges Shehit e kishte filluar kampionatin në mënyrë të shkëlqyer, duke regjistruar shtatë fitore radhazi. Megjithatë, në katër takimet e fundit kryeqytetasit kanë marrë vetëm një fitore dhe tani kërkojnë tri pikët për t’u rikthyer pas humbjes së thellë në shtëpi ndaj Dritës.

Të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet më të forta në dispozicion.

Llapi: Laroshi; Ajvazi, Aliu, Jaha; Emini, Kluskens, Kolgeci, Hasani, Blakçori; Yahaya, Ademi.

Prishtina: Iljazi; Halili, Poçi, Zguro; Ahmeti, Llugiqi, Baftiu, Krasniqi, Saletic, Diatta, Kryeziu.


Shtuar më 31.10.2026 12:30

Quantcast