Topi i Artë e shpalli fituesin, por ja se kë do të zgjidhte ish-ylli i Realit të Madridit… La Liga në Spanjë ka një risi. Duke nisur nga kjo fundjavë, në kampionatin e vendit iberik në përfundim të ndeshjeve, edhe arbitrat do të flasin për median.
Drejtuesit e La Liga bënë të ditur se kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës klasa arbitrare në futbollin spanjollë do të flasin për transmetuesit televizivë, një akord ky që u arrit për të rritur transparencën mes arbitrave, shikuesve dhe futbollistëve dhe për të përmirësuar akoma më shumë spektaklin.
Kështu, do të jenë vetë arbitrat ata që do të shpjegojnë episodet kontroverse në fushë dhe do të bëjnë interpretimin e fakteve. Pra për çdo raund të La Liga, arbitri i një apo dy ndeshjeve do të japë intervistë në përfundim të tyre. Ata që do ta bëjnë këtë do të kenë edhe një shpërblim financiar; La Liga ka vënë në dispozicion 500 mijë euro për t’ua shpërndarë arbitrave si bonus ‘audioviziv’.
Top Channel