E shtunë, 31 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione te Kryeministria, Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë
Lajme

Tensione te Kryeministria, Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë

Tensionet janë zhvendosur edhe në zonën përpara Kryeministrisë, ku protesta kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe deputeti demokrat Belind Këlliçi janë përballur me kundërshtimin e policisë, pasi efektivët nuk i kanë lejuar të kalojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Situata është tensionuar gjatë komunikimit mes tyre dhe punonjësve të policisë, ndërsa kalimi në këtë aks është penguar nga kordoni i uniformave blu.

Përplasja ka ndodhur në një moment kur përpara godinës së qeverisë po zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, në mbështetje të revoltës studentore dhe kundër qeverisë Rama.

Deputetët kanë kërkuar të vijojnë lëvizjen drejt bulevardit, por efektivët kanë mbajtur të bllokuar kalimin, duke krijuar një situatë përplasjesh verbale dhe tensioni.

Prania e shtuar e forcave të policisë dhe masat e marra për kontrollin e perimetrit të Kryeministrisë kanë shoqëruar protestën e kësaj të shtune, ku dy tubimet, ai i studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe ai i opozitës para Kryeministrisë, zhvillohen paralelisht.

Zhvillimet në terren mbeten në dinamikë, ndërsa pritet të shihet nëse tensionet do të përshkallëzohen apo situata do të qetësohet gjatë vijimit të protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.