Ka nisur marshimi i protestuesve nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së thirrur nga opozita.
Në krye të marshimit ndodhen deputetët demokratë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, të ndjekur nga mbështetësit e opozitës.
Paralelisht, përpara Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta e studentëve, të cilët vijojnë tubimin me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.