Kryeministri Edi Rama ka prezantuar versionin 4.0 të “Diellës”, me funksione të reja të bazuara në inteligjencën artificiale në platformën e-Albania.
Përmes një videoje prezantuese, Rama tregoi disa nga risitë që synojnë të thjeshtojnë marrjen e shërbimeve publike për qytetarët.
“Sot ramë dakord që t’ju themi të gjithëve të njiheni me fuqitë e reja të Diellës. Shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albania totalisht në shërbimin tuaj. Me një komandë të thjeshtë, ‘Diella, më bëj shërbimin’, ju mund të prisni duke dëgjuar muzikë, ndërsa Diella punon dhe ju merrni shërbimin”, u shpreh Rama.