Policia e Durrësit ka arrestuar një 38 vjeçar të deportuar nga Greqia, që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e bashkëshortes së tij në vitin 2022 pas dhunimit barbar. Në pranga ka rënë 38 vjeçari Fatjon haxhiu, banues në Manzë. Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg që më 31 mars të vitit 2022. Sipas njoftimit të Policisë, Haxhiu dyshohet se më 18 mars të po atij viti, 38-vjeçari se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.