Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

I riu flet për SYRI TV: Forumi rinor i PD ka qenë vazhdimisht në protestë, revolta do arrijë qëllimin e saj

13:05, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga të rinjtë e shumtë të pranishëm në protestë ka deklaruar se forumi rinor i PD ka qenë vazhdimisht në protestë.

Sipas tij, protesta do të arrijë qëllimin e saj.

“PD ka qenë 19 ditë në shesh, jo e organizuar si sot, por patjetër pjesëmarrja e PD dhe e forumit rinor të PD ka qenë e vazhdueshme për 19 ditë me radhë.

Unë mendoj që kjo godinë këtu, aq krim, aq korrupsion dhe aq të liga sa i ka bërë këtij populli, e meriton t’i ketë studentët përditë këtu deri në dorëheqjen e këtij narkoshteti në total.

Bëjmë diskutimet vazhdimisht për sjelljen e policisë. Është një dhunë e pakonceptueshme dhe e panevojshme kur ti ke studentë këtu ke të ardhmen. Janë edhe fëmijët e tyre këtu. Në mos fëmijët e tyre, ne po protestojmë që edhe fëmijët e tyre të kenë një të ardhme më të mirë.

Mendoj se protesta do arrijë qëllimin e saj. shqiptarët kanë treguar se kur duhet të bashkohen kundër një të keqe, janë bashkuar dhe kanë finalizuar qëllimin e tyre. Kjo protestë e mrekullueshme do arrijë qëllimin e vet, dorëheqjen e këtij narkoshteti,” deklaroi i riu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco