MotoGP/ Acosta fiton Sprintin në Malajzi, Marquez thellon diferencën me Jorge Martin Alexander Zverev është bërë numri 1 i botës në tenis duke fituar dhe duke luajtur shumë ndeshje. Të qenit konstant ishte sekreti i gjermanit në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit dhe Zverev është i vetëdijshëm për këtë, ashtu sikurse është edhe për situatën e tenistëve që është gjithnjë e më shumë në limite për shkak të kalendarit të ngjeshur të ATP.
Kompeticionet po rriten që do të thotë se rriten edhe intensiteti dhe ritmi i lojës dhe si pasojë rritet edhe sforcoja që kërkohet nga lojtarët.
Dhe Zverev në konferencën për shtyp pasi u kualifikua në turneun ATP 500 të Vjenës, ishte i qartë në atë që deklaroi.
‘Duhet të shkurtojmë sezonin me 2 ose 3 javë për t’u dhënë trupave tanë më shumë kohë për të pushuar dhe rikuperuar-ishin fjalët e Zverev-më duket një zgjidhje e thjeshtë’.
Shkurtimi i sezonit, në fakt do të thotë reduktim i impenjimit të lojtarëve, por edhe të numrit të turneve dhe si rrjedhojë edhe të të ardhurave. Reduktimi i kalendarit nuk mund të bëhet menjëherë, por pa dyshim që fjalët e Zverev reflektojnë të vërtetën duke dëshmuar edhe për urgjencën në disa aspekte. ‘Gjërat po evoluojnë në drejtimin e gabuar për ne’-shtoi Zverev
Për një lojtar të nivelit shumë të lartë si Zverev, sezoni nuk njeh momente pushimi nga janari deri në dhjetor, me Final Eight të Kupës Davis që është e programuar për në fund të nëntorit. Nevoja për të ndaluar për pak kohë është e dukshme me tenistët që detyrohen të bëjnë zgjedhje duke hequr dorë nga turne të caktuar.
‘Jam një person që e vlerëson shumë punën fizike dhe stërvitjen intensive-ishte analiza e Zverev-por këtë vit duke marrë pjesë në Kupën Davis do te jemi në fushë praktikisht deri në muajin dhjetor dhe nëse do të merrja pjesë edhe në United Cup, mua do të më duhej të luaja ndeshjen time të parë të sezonit të ri në fund të muajit dhjetor. Nuk do të luaj në United Cup sepse për mua është e pamundur. Nëse do të shkoj me pushime, nuk mund të udhëtoj direkt për në Australi. E gjithë kjo ka gjithnjë e më pak kuptim’
Tenisti gjerman në fakt është një emër i rëndësishëm në këtë sport që prej 10 vitesh ka ngritur zërin për tema të caktuara, duke e ditur se sa e rëndësishme është shkëputja nga aktivitetet për një moment dhe menaxhimi i energjive.
‘Prej 10 vitesh them të njëjtën gjë, por asgjë nuk ndryshon, edhe pse tani janë më shumë lojtarë që po flasin për këtë gjë duke shprehur pakënaqësinë e tyre-shtoi Zverev-po të ketë akoma më shumë zëra, ata do të dëgjohen’.
Top Channel