Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

31 Tetor 2026 | 13:39

Një burrë humbi jetën këtë të shtunë pas një sulmi në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë. Burri u gjet me lëndime të rënda të shtunën në mëngjes në qendrën e Shërbimeve të Akomodimit të Mbrojtjes Ndërkombëtare (IPAS) në Tralee dhe më vonë vdiq.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur nga sulmi. Autori rreth të 40-ave, u arrestua pas incidentit. Një zëdhënës i Gardës tha se një raport për një sulm u bë rreth orës 5:20 të mëngjesit të shtunën në një pronë banimi në Ballymullen.

 “Me të mbërritur, zbuluan një mashkull të rritur me lëndime të rënda; ai u shpall i vdekur pak kohë më vonë.”

“Një burrë i dytë, rreth të 40-ave, gjithashtu pësoi lëndime gjatë incidentit dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Kerry-t. Lëndimet e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën”, tha zëdhënësi.

Shkaqet e këtij sulmi ende nuk dihen ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridës, kur u detyrua të ndërpriste për pak...
12:12 | 31/10/2026

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

Christa Pike ka folur për herë të parë pasi i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit gjatë tentativës së ekzekutimit të saj më 30 shtator. Ajo...
11:56 | 31/10/2026

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë të shtunën, takimi i tyre...
11:45 | 31/10/2026