Mbështetës të Partisë Demokratike janë vendosur para Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë marrë masa të shtuara sigurie. Pranë godinës qëndron edhe autoboti i ujit, i gatshëm për t’u përdorur në rast se situata përshkallëzohet.
Deputetët dhe mbështetësit e PD-së mbërritën në protestë pasi u nisën në formë marshimi nga selia e partisë. Ata janë grumbulluar prej disa minutash para godinës së qeverisë.
Pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, situata paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk raportohet për incidente mes protestuesve dhe policisë.

