Opozita i bashkohet protestës së studentëve, protestuesit marshojnë nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Këtë të shtunë, opozita i është bashkuar protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit. Partia Demokratike, nisi protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërsa tani protestuesit po marshojnë drejt rrugës së Durrësit ku ndodhen të rinjtë.

Deputeti Flamur Noka, theksoi në një prononcim për mediat se ata mbështesin kërkesat e studentëve, ndërsa iu drejtua kryeministrit duke i thënë se duhet të dëgjojë zërin e tyre dhe të largohet nga posti.

Të lidhura

None found

“Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën”, tha Noka, duke kërkuar largimin e Ramës.

 


Shtuar më 31.10.2026 13:42

Quantcast