Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të marrë sërish një kthesë të përshkallëzuar në ditët në vijim. Sipas raportimeve të mediave amerikane, administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit, potencialisht që më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Të njëjtat media thonë se administrata amerikane ka informuar aleatët e saj në vendet e Gjirit Persik që të përgatiten për një seri sulmesh të shkurtra dhe intensive kundër Iranit. Informacioni është bërë i ditur nga tre zyrtarë të lartë arabë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti. Megjithatë, plani mbetet ende i pasigurt dhe nuk ka një konfirmim zyrtar se Uashingtoni ka marrë një vendim për rifillimin e operacioneve ushtarake.