Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një student ka kundërshtuar praninë e deputetëve të Partisë Demokratike në tubimin e studentëve.
Ai ka kërkuar që përfaqësuesit e opozitës të largohen nga protesta, duke theksuar se kundërshtimi i studentëve nuk duhet të lidhet vetëm me një krah politik.
“Rama në burg, Berisha në burg!”, është thirrja e studentit, i cili ka kërkuar që protesta të ruajë karakterin e saj dhe të mos përvetësohet nga partitë politike.
Ngjarja ka ndodhur pas bashkimit të demokratëve dhe deputetëve të PD-së me protestuesit para Ministrisë së Arsimit.













