Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit, pasi deputetët e Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre janë afruar në zonën ku ndodheshin studentët protestues.
Një prej studentëve ka tentuar t’u afrohet përfaqësuesve të PD-së, duke u kërkuar që të largohen dhe të mos përfshihen në protestën studentore.
Ndërkohë, nga turma janë dëgjuar thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur kundërshtim si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Situata ka krijuar tension për disa momente, ndërsa protesta vijon përpara Ministrisë së Arsimit nën praninë e forcave të Policisë