Ndërsa Rruga e Durrësit oshtëtin nga thirrjet studentore, “dorëheqje, dorëheqje...”, dy studentë të maskuar me foton e Ramës dhe Ballukut kanë folur për gazetarin e SYRI-t, Fatjon Gjinaj, sikur të ishin kryeministri dhe bashkëpunëtorja e tij.
Ata kanë ironizuar atë çfarë do të duhej të bënte dyshja e pushtetit, të zbresin në shesh dhe të pranojnë fatin e tyre për gabimet që kanë bërë.
“Kemi vendosur këtë imazh për të inskenuar pamjen e Belindës dhe Ramës, të cilët janë tëshëm për herë të parë brenda protestës duke parë popullin e tyre se çfarë po ndodh, se janë mësuar duke parë vetëm nga kamerat, edhe për t’u treguar atyre se Rama dhe Belinda duhet të jenë këtu në shesh”, u shpreh e reja.
Gjinaj: Nëse do të ishe vërtet Belinda Balluku, cili do të ishte vendimi që do të kishe marrë pas komunikimit të gjithë atyre akuzave nga SPAK?
Studentja: Do të kisha pranuar tashmë fatin tim. Jam kapur keq tashmë me të gjitha gjërat që kam bërë dhe nuk ia hedh dot paq popullit. Nuk janë të gjithë budallenj. Duhet të pranoj fatin tim dhe duhet të shkoj në burg bashkë me Ramën.
Gjinaj: A nuk keni frikë se duke mbajtur figurën e Ramës në fytyrë mund të përballesh me revoltën e studentëve?
Studenti: Meqë për 154 ditë i kam parë gjithmonë studentët nga dritarja, ose me anë të televizionit. Kam rreth gjysmë ore këtu, po nuk më afrohet askush për dialog.
© SYRI.net
‘Dorëheqje’, ‘Arrestoni Ramën’/ Studentët dhe PD bashkojnë zërat në protestën para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit
Revolta studentore/ Albin Kurti shënjestron Edi Ramën: Qeveria nuk duhet t’i përkulet oligarkisë
VIDEO/ Lumë protestuesish në bulevard, PD marshon drejt Ministrisë së Arsimit