Ilir Daja do të rikthehet në stol për Dinamon në javën e 13-të. Do të jetë pikërisht sfida ndaj Partizanit pas një muaji.
Daja u dënua me pesë ndeshje pezullim nga Disiplina. Kështu edhe është penguar për të qenë në stol te Dinamo përballë Elbasanit, pikërisht në një sfidë historike ndaj Glenit që është i biri.
E drejta për të paguar me gjobë, lind pikërisht pasi të jenë kryer tri sfida pezullim. Daja do të humbë përballjet me Vorën, Skënderbeun dhe Elbasanin. Më pas, Daja mund të paguajë dënimin.
Dënimi nga Disiplina erdhi pas episodeve në derbi. Daja akuzoi për favorizim të Tiranës ndaj Dinamos nga gjyqtari Enea Jorgji.