Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë ndalohet për 48 orë, hetohet për dhunë në familje

Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, ka deklaruar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Shala ka sqaruar se personi me inicialet G.B. është ndaluar për 48 orë në kuadër të dyshimeve për këtë vepër penale.

Sipas saj, Prokurori i Shtetit po zhvillon veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.


Shtuar më 31.10.2026 14:12

Quantcast