Kurti: Vetëvendosje nuk ka rol në protestat në Shqipëri, jemi forcë qeverisëse

Albin Kurti ka hedhur poshtë pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë në organizimin ose nxitjen e protestave të zhvilluara në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës deklaroi se subjekti politik që ai drejton është forcë qeverisëse dhe jo protestuese. Ai theksoi gjithashtu se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë rivale e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Kurti tha se i ka pritur me habi përpjekjet për t’ia atribuar Vetëvendosjes protestat në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, edhe kur kjo lëvizje ka qenë në opozitë dhe ka organizuar protesta, përfaqësuesit e saj kanë dalë hapur në krye të tyre dhe nuk kanë vepruar në mënyrë anonime.

Ai shtoi se Vetëvendosje nuk e ka konsideruar të pranueshme strategjinë e “hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës”, duke nënvizuar se lëvizja ka qëndruar larg instrumentalizimeve dhe nuk ka pranuar të përdoret nga të tjerët apo të përdorë të tjerët për qëllime politike.

“Ne jemi në krye të qeverisjes së Republikës së Kosovës, e Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rivale e motrës së saj”, deklaroi Kurti, duke shtuar se Kosova mirëpret përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe sukseset e saj në ekonomi dhe turizëm.


Shtuar më 31.10.2026 14:11

Quantcast