Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Tabaku: Paketa Fiskale 2027 rëndon biznesin dhe familjet

Share Share Icon

Në “Këndin e Fundjavës”, deputetja e PD kundërshton zgjerimin e skemës së TVSH-së dhe kërkon rregulla të qëndrueshme për sipërmarrjen, mbështetje për prodhimin dhe llogaridhënie për shpenzimet publike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për biznesin e vogël dhe pasigurinë për familjet shqiptare. Në videon e saj “Këndi i Fundjavës”, ajo kundërshtoi uljen e propozuar të pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë dhe rritjen e normës standarde në 21%.

Sipas Tabakut, përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. Ajo paralajmëroi edhe shtim të informalitetit dhe copëzim artificial të aktiviteteve për të qëndruar nën pragun e ri.

Deputetja theksoi se pas çdo biznesi të vogël qëndrojnë kursimet dhe puna e një familjeje. Xhiroja, argumentoi ajo, nuk përfaqëson të ardhurën personale të pronarit, sepse prej saj paguhen furnitorët, qiraja dhe detyrimet e aktivitetit.

Duke u ndalur te propozimi për uljen e TVSH-së së ushqimeve në 6%, Tabaku tha se lehtësimi është i nevojshëm, por kërkoi që të matet me uljen reale të faturës së pazarit. Sipas saj, mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve mund të pengojnë kalimin e plotë të uljes së taksës te konsumatori.

“Familja nuk e mbush dot shportën as me propagandën e qeverisë”, u shpreh ajo.

Për taksën e qarkullimit, Tabaku kundërshtoi paraqitjen si lehtësim të zhvendosjes së pagesës nga karburanti te detyrimi vjetor i automjetit. Sipas saj, qytetarëve u intereson barra e përgjithshme që paguajnë.

Përballë këtyre ndryshimeve, deputetja bëri të ditur se po diskutohet një propozim për një kod fiskal me rregulla të qarta dhe politikë në mbështetje të biznesit, që ajo e përshkroi si një “kushtetutë për biznesin”. Ajo kërkoi gjithashtu lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe sektorin prodhues, si edhe llogaridhënie për përdorimin e parave publike.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuvendi...

2 hours më parë 3 Min Lexim

BSH paralajmëron se ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Banka e Shqipërisë shprehu sot një opinion pozitiv për projektbuxhetin e vitit 2027, por theksoi se plani i të ardhurave është në kufirin e sipërm ...

3 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!