Studentët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, me thirrje të forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë Edi Rama!”, “Dorëheqje!”, “Arrestoni Ramën!” janë disa nga thirrjet që po jehojnë gjatë tubimit, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit nga pushteti.
Protesta e sotme shënon ditën e 19-të të revoltës studentore, e cila është shoqëruar me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
© SYRI.net