Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente brenda 30 minutash në Klos, një grua plagoset rëndë



Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda vetëm 30 minutash në fshatin Fshat, në Bashkinë e Klosit, përgjatë aksit që lidh Matin me Rrugën e Arbrit. Në aksidentin e parë, një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Përplasja e parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përfshinë dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës.

Rreth 500 metra më poshtë u regjistrua aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që lëvizte në drejtim të Tiranës. Dyshohet se makina ka rrëshqitur dhe ka kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Toyota” ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe i janë hapur jastëkët e ajrit. Rrethanat e aksidenteve mbeten për t’u sqaruar.