Bernard Karrica po befason Superiores, goleadori i Vorës ka realizuar më shumë se Partizani në pesë ndeshje

Bernard Karrica po kalon periudhën më të suksesshme të karrierës së tij. Sulmuesi i Vorës ka regjistruar shifra që rivalët e tij në Superiore nuk i kanë arritur deri tani, me 6 gola dhe 2 asiste në 9 paraqitje.

Forma e tij është edhe më mbresëlënëse në pesë takimet e fundit me skuadrën vorake, ku 25-vjeçari ka shënuar 5 herë dhe ka dhënë 1 asist. Në të njëjtin interval, Partizani ka realizuar vetëm 4 gola.

Të lidhura

None found

Tregolëshi ndaj “Demave të Kuq” e konfirmoi edhe më tej ambicien e Karricës, i cili synon të fitojë trofeun e golashënuesit më të mirë në Superiore. Deri në këtë pikë të sezonit, sulmuesi po e përmbush me sukses detyrën e tij përballë portës kundërshtare.

Edhe pse kampionati shqiptar ka në radhët e tij futbollistë të njohur si Albanese, Xhixha, Adjessa dhe Lorenco Vila, Karrica po tregon se aktualisht ndodhet në një nivel tjetër.


Shtuar më 31.10.2026 14:36

Quantcast