Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk na shkul askush nga sheshi”, Noka reagon pas përplasjeve me studentët

    Tensione te Ministria e Arsimit, deputetët e PD-së distancohen nga protestuesit

    8 shprehje që tradhtojnë njerëzit që mendojnë se të gjithë duhet t’u shkojnë pas qejfit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 8 shprehje që tradhtojnë njerëzit që mendojnë se të gjithë duhet t’u shkojnë pas qejfit
    Lifestyle

    8 shprehje që tradhtojnë njerëzit që mendojnë se të gjithë duhet t’u shkojnë pas qejfit

    October 31, 2026

    Ka njerëz që mendojnë se të tjerët duhet t’u plotësojnë dëshirat, t’u binden kërkesave dhe të përshtaten gjithmonë me ta. Shpesh, kjo prirje fshihet pas shprehjeve që mund të duken krejt të zakonshme në një bisedë, por që zbulojnë mungesë respekti, zili apo përpjekje për të manipuluar të tjerët. Sipas psikologjisë, pas kësaj sjelljeje mund të fshihen pasiguri dhe nevoja e vazhdueshme për vëmendje e miratim.

    1. “Unë nuk paguaj për këtë!”

    Një person që mendon se gjithçka i takon mund të shkaktojë skena në restorante, të sillet keq me punonjësit dhe të refuzojë të paguajë për shërbime që ka marrë. Këshilluesja Laura Angers Maddox shpjegon se njerëzit me këtë prirje shpesh presin të marrin gjëra që nuk i kanë fituar dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendjen e të tjerëve. Për ta marrë atë që duan, nuk e kanë problem të vënë në siklet as njerëzit përreth, as veten.

    2. “Unë nuk pranoj përgjigjen ‘jo’.”

    Kjo shprehje tregon shpërfillje ndaj kufijve të të tjerëve. Njerëzit që e përdorin shpesh përpiqen t’i detyrojnë të tjerët të bëjnë atë që duan, pa marrë parasysh dëshirat apo vendimet e tyre. Ata nuk e mirëpresin kundërshtimin, sepse një person që di të vendosë kufij bëhet më i vështirë për t’u kontrolluar.

    3. “Unë thjesht kam standarde të larta.”

    Të kesh pritshmëri të larta për veten është diçka krejt tjetër nga t’u kërkosh të tjerëve të përmbushin kërkesa të parealizueshme. Është normale të shprehësh dëshirat dhe nevojat e tua, por jo të presësh që të gjithë të jetojnë sipas një ideje të përsosur që ke krijuar në mendjen tënde. Kjo sjellje shpesh çon në zhgënjim dhe marrëdhënie të vështira. Edhe në punë, është e rëndësishme që njerëzit të trajtohen me dinjitet dhe jo thjesht si mjete për të arritur rezultate.

    4. “Nuk e kuptoj pse po e bën kaq të madhe.”

    Kjo është një mënyrë për të zhvlerësuar shqetësimet e dikujt tjetër dhe për të justifikuar kërkesa të tepruara. Një person mund t’i kërkojë kolegut të marrë përsipër një punë me afat brenda 24 orëve ose partnerit t’i kërkojë falje për diçka që nuk ka bërë, e më pas të sillet sikur reagimi i tjetrit është i ekzagjeruar. Njerëzit që mendojnë vetëm për nevojat e tyre shpesh nuk arrijnë të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve dhe i vendosin dëshirat personale mbi gjithçka tjetër.

    5. “Sa mirë për ty!”

    Në pamje të parë, kjo mund të duket si një shprehje e pafajshme, por toni dhe rrethanat mund ta kthejnë në një koment thumbues. Njerëzit që e përdorin me ironi shpesh përpiqen të zvogëlojnë suksesin ose lumturinë e dikujt tjetër. Pas këtij reagimi mund të fshihet zilia dhe pakënaqësia, sidomos kur besojnë se edhe ata vetë e meritojnë atë që ka arritur tjetri. Në vend që të gëzohen për miqtë, zgjedhin t’ua zbehin arritjet me një koment pasiv-agresiv.

    6. “Më vjen keq që ti ndihesh kështu.”

    Kjo nuk është domosdoshmërisht një kërkim falje e vërtetë. Në vend që të pranojë se ka thënë apo bërë diçka lënduese, personi ia kalon përgjegjësinë tjetrit, sikur problemi të jetë mënyra se si ai e ka përjetuar situatën. Kështu, shqetësimi i tjetrit paraqitet si reagim i tepruar, ndërsa personi që ka shkaktuar lëndimin shmang përgjegjësinë. Në disa raste, kjo mënyrë të foluri përdoret për ta bërë tjetrin të dyshojë te ndjenjat dhe gjykimi i vet.

    7. “Unë kam miq nga të gjitha grupet.”

    Disa njerëz e përdorin këtë shprehje për të treguar se nuk kanë paragjykime, por pa qenë të gatshëm të mbështesin realisht të tjerët. Ata mund të thonë edhe “Unë nuk shoh dallime mes njerëzve”, duke e përdorur këtë si arsye për të mos folur për pabarazitë apo përparësitë që mund të kenë. Në këtë mënyrë, duan të jenë pjesë e çdo bisede, por pa rrezikuar rehatinë apo interesat e tyre. Të kesh miq me prejardhje të ndryshme nuk do të thotë automatikisht se je i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballen të tjerët.

    8. “Ti më ke borxh.”

    Kur një person i sheh marrëdhëniet si shkëmbim përfitimesh, mund ta përdorë ndihmën apo dashurinë që ka dhënë si mjet për të marrë diçka në këmbim. Në vend që të ofrojë përkujdesje pa e kthyer çdo gjest në një detyrim, ai ia kujton vazhdimisht tjetrit se çfarë ka bërë për të. Kështu, edhe nevoja më e zakonshme njerëzore për shoqëri dhe afërsi kthehet në një lloj borxhi emocional. Në një marrëdhënie të shëndetshme, dashuria dhe përkujdesja nuk duhet të përdoren si mënyrë për të kontrolluar tjetrin.

    deshira njerez shprehje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk na shkul askush nga sheshi”, Noka reagon pas përplasjeve me studentët

    October 31, 2026

    Tensione te Ministria e Arsimit, deputetët e PD-së distancohen nga protestuesit

    October 31, 2026

    8 shprehje që tradhtojnë njerëzit që mendojnë se të gjithë duhet t’u shkojnë pas qejfit

    October 31, 2026

    Hati i bashkohet trendit të ri, grimi Bambi po pushton rrjetet sociale

    October 31, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.