Situata në Rrugën e Durrësit është tensionuar, ku disa protestues kanë përdorur llastiqe për të qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë.
Sipas raportimeve, si mjete për të goditur janë përdorur zara xhami, vida dhe gurë, duke përshkallëzuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Më herët, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë protestën në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në rast të kundërt do të ndërhyjë për të rivendosur rendin dhe sigurinë.

