Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar. Protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe disa kosha mbeturinash, duke krijuar vatra zjarri në mes të rrugës.
Forcat e rendit dhe policia ndodhen në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën e tensionuar, por ende nuk kanë ndërhyrë.












