Kurti: Jam i habitur si Vetëvendosja u lidh me protestat në Shqipëri, ne jemi forcë qeverisëse

31 Tetor 2026 | 15:15

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i habitur se si partia që drejton u lidh me protestat e dhunshme që shpërthyen në Shqipëri para pak javësh. Në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se tashmë janë forcë qeverisëse e jo protestuese, prandaj edhe nuk lejojnë të instrumentalizohen.

Kurti ka theksuar se zhvillimet në Shqipëri përcillen me shqetësim dhe përgjegjësi, duke e cilësuar përparimin demokratik të saj si përgjegjësi historike kombëtare për shqiptarët.

“Shqipërinë e duam gjithmonë dhe pavarësisht rrethanave. Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë kombëtare. Prandaj, zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi dhe dashuri. Përparimi demokratik i Shqipërisë është edhe përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët t’ia dëshmojmë vetes se dimë të ndërtojmë demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe qeverisje që nuk i përkulen oligarkisë”, ka thënë ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së VV-së në këto protesta, Kurti ka thënë se nuk kanë pasur kohë ta flasin për shkak të zhvillimeve në Kosovë. Ai shtoi se kurrë nuk e kanë parë të denjë taktikën ‘me hedh gurin e me fsheh dorën’.

“Ne nuk kemi patur rastin të flasim për to, të zënë siç kemi qenë me fushatën dhe zgjedhjet e qershorit e më pas me tensionin pothuaj dramatik që na shoqëroi deri te zgjedhja e presidentes. Kam parë me habi se si zëra të ndryshëm janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta, por ne sot jemi forcë qeverisëse dhe jo forcë protestuese, e edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vetë dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonimë. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën e ‘hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës’ dhe i kemi ndenjur larg instrumentalizimeve, as nuk kemi pranuar të na instrumentalizojë kush, as nuk kemi instrumentalizuar të tjerët”, është shprehur Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat e tyre në rastin e...
15:06 | 31/10/2026

Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg

Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas tij, si një ngjarje e cila është vrasje me paramendim dhe në rrethana cilësuese për...
22:24 | 30/10/2026

Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës

Gazetari Vullnet Krasniqi ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj,...
22:08 | 30/10/2026