Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar goditjet ndaj Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu kanë hequr edhe gurë në trotuar duke i hedhur në drejtim të autobotit të ujit.
Policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Organizimi i studentëve nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa Partia Demokratike nisi protestën te Kryeministria dhe më pas marshoi për t’u bashkuar me studentët.
Por deputetët demokratë nuk u pranuan nga studentët.
