Kronikë
Protestuesit shkulin pllakat e trotuareve, godasin policinë! Hedhin molotovë në drejtim të efektivëve dhe gazetarëve
Kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.
Disa prej pjesëmarrësve kanë shkulur pllakat e trotuareve, dhe kanë goditur efektivët e policisë.
Reklamë
Gjithashtu, në drejtim të uniformave blu janë përdorur llastiqe dhe janë hedhur molotovë, të cilët kanë shënjestruar edhe gazetarët e pranishëm në terren.
Policia u ka bërë thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë në rast se incidentet vijojnë.
Forcat e policisë janë në gatishmëri, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë pozicionuar edhe dy automjete ujëhedhëse.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




