Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë intensifikuar, duke tensionuar më tej situatën gjatë protestës.
Disa protestues kanë hedhur bomba molotov në drejtim të kordonit të efektivëve, ndërsa në zonë janë parë flakë dhe shtëllunga tymi.
Policia është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit, me synim largimin e protestuesve dhe shpërndarjen e turmës.
Në zonë vijojnë të qëndrojnë forca të shumta policore, ndërsa përplasjet kanë shkaktuar momente kaosi dhe lëvizje të protestuesve në rrugët përreth. Situata vijon të mbetet e tensionuar