Botërori i mundjes në Kazakistan/ Zelimkhan Abakarov humb finalen e vogël
Mundësi kuqezi nuk ia doli të merrte medaljen e bronztë në Botërorin e Mundjes në Kazakistan ku u mposht vetëm pak minuta më parë në duelin e tij të vlefshëm për për peshat deri në 61 kg.
Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar pasi Zelimkhan Abakarov po e udhëhiqte atë me shifrat 3-2, por në fund Këang Myong Kim e ka barazuar 3-3.
Mundësi nga Koreja e Veriut fitoi medaljen e bronztë pasi ishte ai që realizoi i fundit pikën. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




