Deputeti Taulant Balla ka publikuar një video nga protesta që po zhvillohet sot para Ministrisë së Arsimit.
Balla ka ndarë pamjet nga momenti kur një i ri, hedh mjete të forta drejt policisë së shtetit me llastiqe.
“’Studenti’ qëllon me llastiqe me zara mbi punonjësit e Policisë! Ky është krim!”- shkruan Balla.











