Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një mesazh ngushëllimi nga qelia, për familjen e politikanit dhe diplomatit të shquar Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta dje, në moshën 78 vjeçare.
Ai thotë se edhe në ditët e tij më të vështira, për shkak të përballjes me sëmundjen e rëndë që i mori jetën, Bashkim Zeneli e ka kujtuar dhe i ka dërguar në qeli dy librat e tij, të cilët Erion Veliaj thekson se do i ruajë me mirënjohje.
Postimi
Lamtumirë, i dashur Bashkim!
Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë.
Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.
U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë!
Erion Veliaj










