15:35. Pas kaosit disa orësh te Ministria e Arsimit, me përplasje mes Policisë dhe protestuesëve, këta të fundit janë larguar nga Ministria, edhe si shkak të motit me shi.
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi një grup protestuesish, kryesisht të rinj të maskuar, kanë hedhur gurë dhe copa pllakash drejt policisë dhe godinës së Ministrisë.
Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me autobotë uji me presion, ndërsa në zonë janë dislokuar edhe forcat e FNSH-së. Tre kosha mbeturinash janë djegur gjatë përplasjeve. Deri në momentin e raportimit, efektivët nuk kishin përdorur gaz lotsjellës.
Pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike.
Lexoni edhe:
Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës, demokratët nuk duan leje që të dalin në shesh
Pas tensioneve me studentët, deputetët e PD-së tërhiqen dhe lirojnë rrugën
Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit përdorin llastiqe, Policia paralajmëron ndërhyrje
Tensione para Ministrisë së Arsimit, flakë kazanëve dhe tymuese në protestë
Pamje nga protesta/ Të vegjlit përballë policisë, flamuri kuqezi valëvitet pas tyre
Noka nga protesta e sotme: “Kemi qenë çdo ditë në krah të studentëve”
PD nis marshimin drejt Kryeministrisë, deputetët demokratë në krye
Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë, 1500 efektivë në gatishmëri
Protesta e studentëve, Policia shton masat: autoboti i ujit pranë Kuvendit
Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohen FNSH, “Shqiponja” dhe dronë për monitorim
Protestë kombëtare sot në Tiranë, studentët dhe PD nisin marshimin në orën 12:00
