Top Channel/ Zjarret shkrumbojnë ullishtet! Peqin, 8500 rrënjë ullinj të djegur
31/10/2026 15:38
Bashkia e Peqinit është një ndër bashkitë më të prekura nga zjarret e kësaj vere të cilat kanë shkatërruar sipërfaqe të tëra me pemtari. Nga verifikimet e kryera, zjarret kanë prekur 345 fermerë duke shkrumbuar totalisht 8500 rrënjë ullinj.