E shtunë, 31 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Ç’po ndodh me trajnerin e Bayern?” – Merkel tregon të njëjtën ndjesi që pati në 2019

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për trajnerin e Bayern Munich, Vincent Kompany, pas lajmeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ajo i ka uruar rikuperim të shpejtë, duke nënvizuar rëndësinë që tekniku belg të ketë kohën e nevojshme për t’u rikthyer në aktivitet pa presion.

Në një intervistë për “Magenta TV”, Merkel pranoi se lajmi për Kompanyn e kishte prekur emocionalisht. Përveç vlerësimit për punën e tij në futboll, ish-kancelarja vuri në pah edhe qëndrimet e trajnerit kundër diskriminimit.

Reklamë

“U ndjeva shumë e trishtuar kur e dëgjova këtë lajm. I uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj që të ketë mundësinë të marrë gjithë kohën që i nevojitet”, u shpreh Merkel.

Ajo tregoi gjithashtu respekt për mënyrën se si Kompany e ushtron profesionin dhe për mesazhet që përcjell përmes qëndrimeve të tij publike. Merkel shkoi edhe më tej, duke thënë se, nëse do të ishte futbolliste, do të dëshironte ta kishte pikërisht belg­un si trajner.

Reklamë

Gjatë bisedës, ish-kancelarja rikujtoi edhe një episod personal të vitit 2019, kur gjatë një ceremonie ushtarake u filmua duke u dridhur dukshëm. Ajo la të kuptohej se kjo gjendje mund të ishte ndikuar nga tensioni i akumuluar, në një periudhë emocionalisht të vështirë pas humbjes së nënës së saj dhe kur po i afrohej fundit të mandatit si kancelare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.