Pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Studentët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike po zhvendosen drejt godinës së qeverisë, duke vijuar protestën dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë, ndërsa protesta vijon.












