Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar, pasi protestuesit kanë hedhur breshëri bombash molotov në drejtim të efektivëve të forcave të rendit.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Situata në zonë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vazhdojnë.

