Atletico Madrid nuk fal dhe fiton 0-2 ndaj Levantes. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Grimaldos, në minutën e 36-të. Goli i dytë erdhi në minutën e 62-të nga Simeone.
Me këtë sukses, Los Colchoneros shkojnë në kuotën e 28 pikëve dhe në ndeshjen tjetër do të përballen ndaj Barcelonës. Në krahun tjetër, Levante ka 10 pikë dhe do përballet me Celtën.
