Pedro Acosta fiton garën sprint në Malajzi, spanjolli Marc Marquez thellon diferencën me rivalët në renditje

31 Tetor 2026
15:52
Telesport
back button

Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta, fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në Malajzi, në MotoGP. Ai dueloi “rrotë më rrotë” me kryesuesin e botërorit, patriotin e tij Marc Marquez me Ducati, që u klasifikua në vendin e dytë.

Ky vend i dytë i Marquez dhe mungesa e spanjollit Jorge Martin (Aprilia) bëri që diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme të shkojë 19 pikë. Diferencë që pritet të thellohet të dielën në garën zyrtare, pasi Martin do të mungojë, i dëmtuar një javë më parë.

Për sa i përket garës, Acosta e meritoi fitoren, duke u përshtatur më mirë me pistën. Marquez, duke parë rivalët, nuk rrezikoi shumë, duke u kënaqur me vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe italiani Marco Bezzecchi me Aprilia (vendi 3).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit