Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një i ri, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. Makina është përplasur me disa objekte anësore dhe më pas është përmbysur në trotuar.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në aksident. Policia po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.r, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar.