Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra, ku një i ri ka mbetur i plagosur pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe u përmbys.
Automjeti tip “Benz” dyshohet se ka dalë nga kontrolli, duke u përplasur fillimisht me disa objekte anësore dhe më pas është përmbysur. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

