Policia ndalon grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve.
Policia u ka komunikuar se automjetet e mediave nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur.
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente.













