E shtunë, 31 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Qaja nga dhimbja” – Portieri argjentinas tregon dramën me gishtin e tij gjatë Botërorit

Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez, ka zbuluar vuajtjet e mëdha që përjetoi gjatë Kupës së Botës 2026, ku luajti me një gisht të thyer, duke përballuar dhimbje të forta në përpjekje për të ndihmuar kombëtaren e tij.

Në një intervistë për “Los Edul”, gardiani argjentinas tregoi se dëmtimi kishte ndodhur në finalen e Europa League, kur ishte pjesë e Aston Villas. Pas ekzaminimeve mjekësore, ai mësoi se gishti ishte thyer rëndë dhe frika e parë ishte se nuk do të mund të merrte pjesë në Botëror.

Reklamë

Megjithatë, Martínez vendosi të mos operohej përpara turneut. Me mbështetjen e trajnerit Lionel Scaloni dhe ndihmën e stafit mjekësor, ai u përgatit për të luajtur me një mbrojtëse plastike, fasha dhe një dorezë të posaçme të krijuar nga Adidas.

“Nga 1 në 10, ndikimi i dëmtimit në gisht ishte 10. Deri një ditë para ndeshjes me Algjerinë, hidhesha vetëm me një krah, si një zombie”, rrëfeu portieri, duke përshkruar vështirësitë që hasi gjatë përgatitjeve.

Reklamë

Dhimbjet ishin aq të forta, sa ai tregoi se shpesh shpërthente në lot.

“Qaja deri në mesnatë, sepse gishti më ishte ënjtur si një salsiçe. Sa herë që mbështesja dorën në tokë, shihja yje”, tregoi Martínez.

Situata ishte veçanërisht e vështirë gjatë stërvitjeve. Për të shmangur goditjet e forta në gishtin e dëmtuar, portieri u detyrua të stërvitej me topa volejbolli deri përpara ndeshjes me Zvicrën, kur vendosi të rikthehej gradualisht te puna me topin normal.

Ai rrëfeu gjithashtu se kishte frikë sa herë topi vinte në drejtim të dorës së dëmtuar, pasi një goditje e drejtpërdrejtë mund ta përkeqësonte frakturën. Madje, dhimbjet kur vendoste gishtin brenda dorezës ishin aq të forta, sa kishte kërkuar që doreza të pritej për t’i lehtësuar vuajtjet.

Pas përfundimit të Botërorit, ekzaminimet zbuluan se fraktura vazhdonte të ishte e rëndë. Martínez pranoi se gishti i ka mbetur i deformuar dhe se ende nuk mund ta mbyllë plotësisht grushtin. Ai tha gjithashtu se vazhdon të luajë me dhimbje dhe se në të ardhmen mund t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

Pavarësisht sakrificës, portieri nuk u tërhoq nga gara dhe ndihmoi Argjentinën të arrinte deri në finale, ku u mposht nga Spanja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.