Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Inter, dilemë mes Pio Esposito-s dhe Bonny, Carlos Augusto drejt stolit

Inter, dilemë mes Pio Esposito-s dhe Bonny, Carlos Augusto drejt stolit

16:21, 31/10/2026

Po afrohet gjithnjë e më shumë fillimi i derbit Milan-Inter dhe kanë nisur të zbulohen detajet e para rreth formacioneve që mund të zgjedhin trajnerët. Dyshimet më të mëdha janë në kampin zikaltër, ku Cristian Chivu ende nuk e ka vendosur përfundimisht se kush do të luajë në krah të Marcus Thuram në repartin ofensiv.

Në orët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat e Ange-Yoan Bonny, i cili duket se ka marrë një avantazh të lehtë ndaj Pio Espositos për një vend në formacionin titullar. Sulmuesi francez pritet të ketë më shumë mundësi për ta nisur nga minuta e parë sfidën kundër Milanit.

Një tjetër ndryshim pritet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes. Carlos Augusto po shkon drejt stolit, pasi vetëm së fundmi është rikuperuar nga një grip i rëndë dhe nuk pritet të rrezikohet që në fillim të ndeshjes. Në vend të tij do të aktivizohet Federico Dimarco.

Në mbrojtje, Chivu pritet t'i besojë sërish treshe­s së përbërë nga Ya`nn Bisseck, Manuel Akanji dhe Alessandro Bastoni.

 

Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2): Martinez; Bastoni, Akanji, Bisseck; Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Diouf; Thuram, Bonny.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco