Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

'Një dorë e zezë po përpiqet të përçajë protestën', Erald Noj: Të bashkohemi të gjithë! Kush thotë të kundërtën i shërben Ramës

'Një dorë e zezë po përpiqet të përçajë protestën', Erald Noj: Të bashkohemi të gjithë! Kush thotë të kundërtën i shërben Ramës

16:25, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesi Erald Noj ka shpërndarë një video në rrjetin social TikTok, ku bën thirrje për bashkimin e të gjitha partive dhe qytetarëve për të rrëzuar Ramën. Ai i cilëson thirrjet që studentët nuk duhet të bashkohen me demokratët dhe socialistët si përpjekje të një dore të zezë për të përçarë protestën.

“Ju lutem shpërndajeni sa më shumë këtë video. Kanë futur përçarje që s’duhet të bashkohen studentët me demokratë e socialistë. Unë ju bëj thirrje se këtu kemi një dorë të zezë që po përpiqet me na e përçarë protestën. Lufta është e gjithë shqiptarëve dhe demokratët janë shqiptarë si ne dhe socialistët janë shqiptarë si ne. Na duhet bashkimi i të gjithëve me e rrëzuar qeverinë. Kushdo që thotë të kundërtën i shërben vetëm Ramës. Përçarja jonë i shërben vetëm Ramës. Falënderojmë çdo shqiptar, demokrat, socialist, të Shehajt, Qorrit, Lapajt që na vijnë sepse luftën e kemi me qeverinë dhe sistemin. Dhe vetëm të gjithë bashkë do ta rrëzojmë. Dhe bëni thirrje për bashkim me të gjitha partitë”, shprehet Noj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco