Pas humbjes së parë në La Liga këtë sezon, në fundjavën e kaluar, 1-2 ndaj Real Madridit, Barcelona do të presë sonte Alaves, sërish në “Camp Nou”.
Për shkak të dëmtimeve, gjithçka të çon në përfundimin se Hansi Flick do të aktivizojë një mesfushë që nuk ka luajtur kurrë më parë së bashku.
Sipas Sport, mungesa e Fermin Lopez dhe Dani Olmo e detyron Flick të gjejë një lojtar të tretë që do t’u bashkohet dy të pazëvendësuesmëve të tij: Rodri-t dhe Pedri-t.
Këtu hyn në lojë Gavi. Ai do të luajë ndeshjen e tij të pestë këtë sezon dhe të tretën si titullar. Asnjëherë më parë Rodri, Pedri dhe Gavi nuk e kanë nisur një ndeshje së bashku me fanellën e Barcelonës.







