Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me tre automjete në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 5 persona


Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme pranë kthesës së Shtëpëzit, në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia.

Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.